Sport

Dritë në fund të tunelit, Kastriotit i mjafton Super-Greca për të mposhtur Dinamon

5 Shkurt 2022, 15:44 Nga DOSJA
Dritë në fund të tunelit, Kastriotit i mjafton Super-Greca

KAMEZ – Në sfidën e tretë midis tyre, Kastrioti ka marrë tri pikë të arta kundër Dinamos, teksa krutanët kanë fituar me rezultatin 2-0.

Sulmuesi i krahut Bedri Greca ishte lojtari, i cili me dopiedën e tij, i futi blutë e kryeqytetit në zonën e mbjetesës, duke hapur dritën jeshile për një Kastriot të shpërfytyruar në epokën e trajnerit Emiljano Çela.

Pas një pjese të parë të parë pa gola, me pak raste për të shënuar, në të dytën zotër të fushës ishin krutanët. Në minutën e 50-të Kastrioti arriti ta zhbllokonte ndeshjen.

Në një aksion pa shumë pretendime, Greca përfiton nga një vendosje e gabuar e Maliqit dhe mposht edhe portierin Simoni, duke shënuar golin e pare të ndeshjes.

Shtatë minuta më pas Denison nuk përfitoi nga një dalje disi e gabuar e portierit Sali, duke e çuar topin jashtë mbi postën e boshatisur. Por “drama” nuk kishte përfunduar për Dinamon. Do të ishte përsëri Greca, i cili në minutën e 68-të do të do t’i jepte goditjen e dytë dhe përfundimtare të skuadrës së Shkëmbit, duke shënuar edhe golin e dytë për Kastriotin.

Në katër ndeshjet e vitit 2022, duket se kemi një Kastriot të zgjuar, në katër ndeshje, dy fitore dhe një barazim, ndërkohë që Dinamo, përpos fitores ndaj Kukesit, ka barazuar ndaj Partizanit dhe Egnatian, duke u futur seriozisht në zonën e mbijetesës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës

Sondazh

Poll