Sport

Tiranën nuk e ndal askush! Bardheblutë likujdojnë Skendërbeun pa shumë probleme

5 Shkurt 2022, 17:55 Nga DOSJA
Tiranën nuk e ndal askush! Bardheblutë likujdojnë

TIRANË-Tirana vazhdon ecurinë pozitive në kampionat. Pas fitores me Kukësin, këtë herë bardheblutë mundin Skënderbeun me shifrat 3-2. Një ndeshje që bardheblutë e zgjidhuën shpejt, pasi në pjesën e parë, Seferi do të shënonte në minutën e 15’ duke u treguar i saktë në atë goditje me kokë.

Bardheblutë vazhduan të sulmonin dhe Limaj do të realizonte në minutën e 43’ duke ia bërë ndeshjen më të vështirë Skënderbeut. Në pjesën e dytë Deivid realizoi golin e tretë për Tiranën, ndërsa më pas Zguro shënoi për Skënderbeun që u mundua ta hapte ndeshjen.

Në shtesë korçarët fituan një penallti, që Mensah e ktheu në gol. Vetëm kaq, pasi Tirana shkon kështu në kuotën e 43 pikëve, duke e çuar në 9 diferencën  me Laçin e vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport skenderbeu tirana skenderbeu tirana

Sondazh

Poll