Sport

Fiorentina nuk funksionon pa Vlahovic, Lazio i shënon tre gola dhe i ngjitet Romës

5 Shkurt 2022, 22:22 Nga DOSJA
Fiorentina nuk funksionon pa Vlahovic, Lazio i shënon tre gola dhe i

ITALI-Në javën e 24-të të Serie A, Lazio mund Fiorentinën me shifrat 3-0 në “Artemio Franchi” dhe i bashkohet Romës në vendin e gjashtë. Skuadra violë shfaqi probleme në fazën ofensive, largimi i Vlahovic u ndje në sulm dhe Lazio shfrytëzoi çdo mangësi. Një pjesë e parë me raste të shumta, por asnjë nga dy skuadrat nuk u treguan konkrete. Në fraksionin e dytë, pikërisht në minutën e 52’ Zaccagni pasoi saktë për Milinkovic-Savic, i cili nuk fali i vetëm me portierin.

Në të 66’ Orsato dha penallti, por e ktheu më pas vendimin me VAR. Katër minuta më pas Immobile i dha një tjetër goditje skuadrës vendase, ndërsa në të 81’ Biraghi shënoi një autogol që i mbylli të gjitha llogaritë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fiorentina lazio fiorentina lazio

Sondazh

Poll