Sport

Me Lazion vetëm 2 gola në një vit e gjysmë, Muriqi bën “piratin” me Mallorcan

5 Shkurt 2022, 20:57 Nga DOSJA
Me Lazion vetëm 2 gola në një vit e gjysmë, Muriqi bën

SPANJË– Ish-sulmuesi i Lazios Vedat Muriqi shënoi në debutimin e tij me skuadrën e Mallorcas, vetëm disa ditë pas transferimit të tij në formën e huazimit në Spanjë. Me Lazion ai shënoi vetëm 2 gola në 49 ndeshje, në një sezon e gjysmë.

Një në Kupën e Italisë dhe një në Serinë A. Zero, megjithatë, këtë vit, aq sa klubi bardhekaltër vendosi ta çonte në huazim. I hedhur në fushë që në minutën e parë nga Garcia në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, në përplasjen direkte për mbijetesë ndaj Cadiz, Muriqi shënoi në minutën e 66’ me takimin që përfundoi me shifrat 2-1.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mallorca muriqi mallorca muriqi

Sondazh

Poll