Sport

VD/ Përleshje mes ultrasve, tifozi godet në kokë një person të shtrirë pa ndjenja

5 Shkurt 2022, 22:34 Nga DOSJA
VD/ Përleshje mes ultrasve, tifozi godet në kokë një person

SPANJË-Pragndeshja e La Liga-s mes Celta Vigo-s dhe Rayo Vallecanos, ka qenë shumë e turbullt, pasi janë regjistruar përplasje të dhunshme në rrugët e qytete mes ultrasve të dy skuadrave.

Një video e regjistruar nga një banor i rrugës Fotografo Xosé Gil, rreth dhjetë minuta në këmbë nga stadiumi Balaídos, tregon një përleshje masive mes dhjetëra njerëzve. Në një nga këto përplasje, ka ndodhur edhe një ngjarje shumë e rëndë, pas në një distancë jo shumë të largët nga stadiumi “Balaidos”, është regjistruar një video që tregon dhunën e pakuptimtë të ultrasve.

Në videon e cila është përhapur me shpejtësi në rrjet, shihet një person i shtrirë në rrugë, pa ndjenja. Në një moment, një nga ultrasit vjen dhe e shkelmon atë në kokë, e më pas largohet. Një pamje shumë e rëndë që tregon absurditetin e kësaj përplasje para një ndeshje futbolli.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport celta vigo la liga spanje celta vigo la liga spanje

Sondazh

Poll