Sport

Roma nuk thyen “bunkerin” Genoa, VAR i prish festën në sekondat e fundit

5 Shkurt 2022, 16:28 Nga DOSJA
Roma nuk thyen “bunkerin” Genoa, VAR i prish festën në

ITALI– Roma nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Genoas në javën e 24-të Serie A. Një ndeshje me nerva ku në sekondat e fundit të takimit verdhekuqëve iu anullua goli me VAR. Rastin më të pastër për Romën e ka Sergio Oliveira, që gjuan jashtë pas një pasimi të bukur të dhënë nga Zaniolo. Mbyllet 0-0 në “Olimpico”, një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, por pa shumë raste të pastra shënimi.

Në pjesën e dytë Smalling humbet një rast të artë, godet me kokë, por topi përfundon jashtë. Provon edhe Zaniolo, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Është radha e Abraham që të rrezikojë portën e Genoas, por goli nuk vjen.

Ostigard merr karton të kuq në minutën e 68-të dhe Genoa detyrohet që të vazhdojë sfidën me 10 lojtarë. Vendasit kërkojnë me ngulm golin e avantazhit, por miqtë mbrohen mjaft mirë.Zaniolo zhbllokon sfidën në minutën e 91-të, por goli i tij anulohet nga VAR. Pak sekonda më vonë, talenti i Romës merr karton të kuq, duke mos e fshehur nervozizmin. Mbyllet pa gola, sfida e “Olimpicos”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport genia roma serie a genia roma serie a

Sondazh

Poll