Sport

Inter mëndjemadh në derbi! Milan si me magji e përmbys për tre minuta

5 Shkurt 2022, 19:04 Nga DOSJA
Inter mëndjemadh në derbi! Milan si me magji e përmbys për

MILANO- Milano vishet kuqezi. Në javën e 24-të të Serie A, skuadra e Milanit mund Interin me shifrat 1-2 dhe shkurton kështu diferencën në -1 pikë larg. Një pjesë e parë që u dominua totalisht nga zikaltërit dhe goli do të vinte në minutën e 38’ me Perisic. Goli e ngrohu Interin që e mendoi ndeshjen të përfunduar, por në pjesën e dytë çdo gjë ndryshoi me magji.

Në minutën e 75’ Giroud do të shënonte me anë të një devijimi duke shfrytëzuar përgjumjen e mbrojtjes. Pas tre minutash, sulmuesi francez do të shënonte sërish, lojtari lëvizi mirë në zonë duke mposhtur Handanovic, që gaboi në atë moment.

Sekondat e fundit të lojës prodhoi nerv, Theo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq, por kjo gjë nuk ndikoi në lojë. Inter bie mbas 4 muajsh, ndërsa Milan mban kështu gjallë luftën për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll