Sport

“Do flas me presidentin”/ Shkëmbi mendon dorëheqjen, rezultatet nuk flasin për të

5 Shkurt 2022, 16:15 Nga DOSJA
“Do flas me presidentin”/ Shkëmbi mendon dorëheqjen,

TIRANË-Dinamo humbi në transfertë përballë Kastriotin me rezultatin 2-0. Në përfundim të kësaj sfide, për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur dhe trajneri i kryeqytetasve Bledi Shkëmbi.  Përveç rezultatit, tekniku tha se do të bënte një takim me presidentin, në mënyrë që të sqarohej e ardhmja e tij.

“Me qetësi do vendosim se çfarë do të bëjmë. I falënderoj çunat, arritëm të bëjmë maksimumin në një fushë të vështirë, ndeshje dhe arbitër të vështirë. Nuk është dorëzim, por duhet të flasim me presidentin për të vendosur më të mirën,se çfarë duhet të bëjmë.”

“Kam bërë maksimumin, nuk mendoj se jam trajneri më i mirë, por kam qenë serioz, kam bërë punë të pastër, por trajneri matet me rezultate. Kjo është e vetmja arsye pse them se duhet të flas me presidentin.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo shkembi dinamo shkembi

Sondazh

Poll