Sport

Rasti i lojtarit/ Pretendon se është 18-vjeç, por loja virtuale e nxjerr blof!

5 Shkurt 2022, 14:29 Nga DOSJA
Rasti i lojtarit/ Pretendon se është 18-vjeç, por loja virtuale

SUEDI– Polemika të shumta në rastin e Silas Nwankwo, sulmuesit 18-vjeçar nigerian që u transferua në Mjallby nga Nasarawa United në sesionin e merkatos së dimrit. Në kampionatin nigerian lojtari spikati me 19 gola e 8 asistime. Por në ditën e prezantimit të tij u shfaqën probleme.

Drejtori sportiv i klubit suedez Harse Larsson e vlerësoi publikisht: “Për moshën e tij, ai ka qenë protagonist i numrave mbresëlënës. Një lojtari 18-vjeçar do t’i duhet kohë për t’u integruar, por cilësitë janë pozitive.”

Debati u ngrit në rrjetet sociale. Shumë tifozë vunë në dyshim moshën e tij. Gazetari Rasim Reiz, ka publikuar një imazh të lojës së famshme “Football Manager”, sipas së cilës Nwankwo është 24 vjeç dhe kjo ka bërë që polemikat të shtohen.Polemika të tilla sjell në mendje rastin e Minalës, mesfushorit që debutoi në Serie A me Lazion dhe ndaj të cilit u hap një hetim nga Prokurori Federal i FIGC-së, për të verifikuar moshën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport silas nwankwo suedi silas nwankwo suedi

Sondazh

Poll