Sport

Turqi/ Poston selfie në palestër por tifozët tërbohen, fajin e ka bluza!

5 Shkurt 2022, 14:10 Nga DOSJA
Turqi/ Poston selfie në palestër por tifozët tërbohen, fajin

TURQI– Në Turqi, një selfie në palestër mund t’i kushtojë shtrenjtë çdo futbollisti, këtë e di edhe Edehan Sah. Futbollisti i Eskişehirspor nuk do të jetë më pjesë e skuadrës pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale. Arsyeja? Ka inatosur tifozët por edhe klubin pasi ka veshur fanellën e Galatasaray. 15-vjeçari deri pak ditë më parë luante si portier në skuadrën U-17 të Eskişehirsporit.

Për faj të disa fotove të bëra në palestër dhe në veçanti veshjes të tij. Në fakt ka shpërndarë në profilet e tij sociale disa foto të realizuara gjatë stërvitjes, por tifozët e klubit të tij nuk kanë vlerësuar fare një detaj. Djali kishte veshur një bluzë të Nike të Galatasaray-t dhe kjo shkaktoi një bujë të madhe në Eskişehirspor.

 

Tff 2. Egehan Has, one of the players of the Under-17 Team who shared a photo of Eskişehirspor, one of the league teams, with a T-shirt reading “Galatasaray”, reported that his relationship with the club had ended. pic.twitter.com/cZbEweWpfX

— Turkish football federation world agency (@tffworldagency) February 3, 2022

Tifozët e tërbuar të klubit u dyndën në rrjetet sociale dhe shënjestrën e lojtarit, por edhe i kërkuan klubit të marrë masa. Menaxhmenti ishte i shpejtë dhe veproi menjëherë. Skuadra e Kategorisë së tretë, në një deklaratë tha se e kishte larguar 15-vjeçarin: “Egehan Has, një nga të rinjtë është larguar nga klubi ynë për shkak se postonte foto në rrjetet sociale teksa stërvitej në palestër private me një fanellë nga një ekip tjetër”.

Zemërimi i tifozëve të Eskişehirspor u kompensua nga solidariteti i tifozëve të Galatasaray. Tifozët e klubit të Stambollit kanë shkruar mesazhe mbështetjeje për 15-vjeçarin, por jo vetëm. Sipas gazetës turke FotoMac, në fakt skuadra e Süper Lig synon të kontaktojë me të. Galatasaray është një nga klubet më të suksesshme në Turqi dhe ka një rivalitet të ashpër me disa skuadra, veçanërisht nga Stambolli, duke përfshirë Fenerbahçen dhe Besiktasin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport galatasaray turqi galatasaray turqi

Sondazh

Poll