Sport

Befasi, dhelprat “kullosin” në stadiumin e Shtutgartit: një milion dëme!

5 Shkurt 2022, 13:50 Nga DOSJA

GJERMANI – Dëmtime të papritura. Për t’u shtuar atyre të ditura. Pas më shumë se dy muajsh, Shtutgarti, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, mund të rihapë stadiumin, për të pritur 10 mijë tifozë.

Në tri ndeshjet e fundit në shtëpi (kundër Hertha, Bayern dhe Leipzig) vetëm 895 shikues kanë hyrë në total në stadium (500 me Leipzig, 395 me Hertha, asnjë me Bayern).

Kështu klubi ka humbur disa milionë euro nga arkat e tij. Por jo vetëm kaq: disa dhelpra hynë në stadiumin “Mercedes-Benz Arena”, duke shkaktuar dëme rreth një milion euro.

Raportohet se dhelprat kanë hyrë në stadium në këto javë, në të cilat publiku është mbajtur në distancë. Në tribuna janë gjetur jashtëqitje, ndërsa në seksionin VIP janë kafshuar kolltukët dhe divanet.

Klubi ka besim se me rikthimin e publikut (rreth 10 mijë tifozë do të jenë të pranishëm sot kundër Eintracht), kafshët do të mund të qëndrojnë larg stadiumit. Megjithatë, shpresa është që të mos ketë një valë të re Covid, që ta detyrojë klubin të mbyllë “Mercedes-Benz Arena”.

Më 19 shkurt, kundër Bochum-it, priten 10 mijë persona të tjerë (të paktën), ndoshta më shumë nëse kurba e infektimit do të zbriste. Kjo do t’i mbante kafshët larg ndërkohë që do të shmangte Shtutgartin edhe nga pagesa e dëmeve të papritura.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bundesliga rifillon duke shkaktuar dëme rreth një milion euro në këtë sezon të bundesligas në ndeshjen kundër eintracht frankfurt në stadiumin “mercedes-benz arena” pas më shumë se dy muajsh raportohet se dhelprat bundesliga rifillon duke shkaktuar dëme rreth një milion euro në këtë sezon të bundesligas në ndeshjen kundër eintracht frankfurt në stadiumin “mercedes-benz arena” pas më shumë se dy muajsh raportohet se dhelprat

Sondazh

Poll