Aktualitet

Kur dashuria s’njeh ligje! Shqiptari i dëbuar kalon 14 herë kufirin për të dashurën

5 Shkurt 2022, 16:23 Nga DOSJA
Kur dashuria s’njeh ligje! Shqiptari i dëbuar kalon 14 herë

ITALI– Një shqiptar, i identifikuar si Emiljano Fejzo, 38-vjeç ka shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, vetëm për të takuar të dashurën e tij e cila jeton në vendin fqinj. Mediat italiane shkruajnë se Fejzo rezulton të jetë dënuar nga gjykata në Reggio Emilia me 5 vite burg, por asgjë s’e ka ndalur të takojë partneren. Një natë më parë, karabinierët u futën në shtëpinë e gruas së tij në Sant’Ilario, në zonën e Reggio dhe e prangosën, por shqiptari u tha se e kishin të kotë.

“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,”- është shprehur shqiptari.

Tashmë Fejzo premton se do ta zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Ai ka një grumbullim dënimesh: 4 nga gjykata e Reggio Emilia për shkelje të kthimit në territorin italian; një nga Gjykatat e Xhenovas për vjedhje në tentativë; një nga gjykata e Bolonjës për rezistencë dhe fyerje të një zyrtari publik; një nga Gjykatat e Apelit të Bolonjës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar, një nga gjykatat e Parmës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar dhe në fund e fundit, ajo e La Spezia-s, për tentativë vjedhjeje. Në total, 5 vjet e 11 muaj, reduktuar në 5 vjet e 2 muaj e 28 ditë pas periudhave të paraburgimit të kryera tashmë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet emiljano fejzo emiljano fejzo arrestohet emiljano fejzo emiljano fejzo

Sondazh

Poll