Aktualitet

6 MARSI/ PD prezanton kandidatët për kryebashkiak në Rrogozhinë, Vorë dhe Shkodër

5 Shkurt 2022, 14:04 Nga DOSJA
6 MARSI/ PD prezanton kandidatët për kryebashkiak në

TIRANË– Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme zyrtarisht tre kandidatët për tre bashki të vendit, që do të jenë në garë për zgjedhjet e pjesshme lokale. Për bashkinë e Rrogozhinës u prezantua Ferdinand Saraçi, për Bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati, ndërsa në Vorë, Ymer Marku.

Në Bashkinë Shkodër, prezantimi i kandidatit Xhemal Bushati u bë nga drejtuesi politik i PD për Shkdorës, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se dora mbetet e shtrirë për çdo demokrat. Në Bashkinë e Rrogozhinës, prezantimi i Ferdinand Saraçit u bë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nga nënkryetarja e PD, Grida Duma, të cilët vlerësuan Saraçin si njeriun që do të sjellë ndryshim në Rrogozhinë. Në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PD prezanton kandidaturën e Xhemal Bushatit në Shkodër: Krenar për besimin tuaj

Prezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Do punoj për qytetarët!

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PD prezanton kandidatin për kryebashkiak në Rrogozhinë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 partia demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll