Aktualitet

DOKUMENTI/ PD dorëzon në KQZ kërkesën për shfuqizimin e ‘Shtëpia e Lirisë’

5 Shkurt 2022, 12:46 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ PD dorëzon në KQZ kërkesën për shfuqizimin e

TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për shfuqizimin e ‘Shtëpia e Lirisë’. Në shkresën drejtuar KQZ-së, PD argumenton se kërkesa që është bërë nga ky koalicion është bërë jashtë afatit ligjor dhe me kodet zgjedhore.

‘Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor”, argumenton PD. Ishte juristi Marash Logu paraqiti kërkesën në KQZ, me argumentet e parashtruara. Një tjetër pikë që PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike.

‘Ne këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor. Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, shkruan PD.

Gjithashtu sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do te propozoje kandidatet e koalicionit”, shkruan PD.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi diten e djeshme që të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokratistiane me kryetar Nard Ndokën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. Sipas Celibashit përdorimi i simboleve nga një grup tjetër politik cënon interesat e Partisë Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike koalicioni shtepia e lirise partia demokratike koalicioni shtepia e lirise partia demokratike

Sondazh

Poll