Aktualitet

E kërcënonin! Kapen 4 persona në Korçë, i morën 17-vjeçares mbi 8 mijë euro

5 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
E kërcënonin! Kapen 4 persona në Korçë, i morën

KORÇË– Një minorene ka qenë nën kërcënimin e katër personave në Korçë. Këta të fundit kanosën minorenen duke i marrë 200 mijë lekë dhe 8 mijë euro. Brenda 1 muaji 4 të arrestuarit nëpërmjet kërcënimit i kanë marrë mbi 8 mijë euro 17-vjeçares. Në pranga ranë 3 të rinj me emrat Eris Beqo, Ksandros Bashollari dhe Xhulio Dapellari ndërsa 1 me emrin Kristjan Ali është shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me qëllim për t’i zhvatur para të miturës. Ata akuzohen për kanosje për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjetet sociale”. Operacioni zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e aktivitetit kriminal të kryer kundër lirisë së personit. Kanosnin një 17-vjeçare nga rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e shumave në lekë dhe euro, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 6.000 euro dhe 100.000 lekë, që autorët e dyshuar morën nga e mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë pas një hetimi 1-mujor, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rrjetet sociale”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim, i shtetasve E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë; K. P., 28 vjeç, banues në Korçë; Xh. D., 21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip “Benz” dhe katër aparate celularë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Shantazhimi në Korçë, detaje të tjera, do e denonconin nëse nuk u jepte lekët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce korce arrestim ne korce korce

Sondazh

Poll