Aktualitet

“Alo, ka armë”, policia arreston 35-vjeçarin që kërcënonte gruan

5 Shkurt 2022, 14:56 Nga DOSJA
“Alo, ka armë”, policia arreston 35-vjeçarin që

SHKODËR– Një 35-vjeçar i identifikuar si Kristian Kasneci, banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe me një armë gjahu e ka kërcënuar se do ta vriste. Sipas njoftimit të policisë, telefonatën e ka bërë vetë e dhunuara, e cila ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu.

Njoftimi nga Policia Shkodër:

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K.. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristian kasneci kristian kasneci

Sondazh

Poll