Aktualitet

VIDEO- Me armë zjarri në çantë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

5 Shkurt 2022, 15:28 Nga DOSJA
VIDEO- Me armë zjarri në çantë, arrestohet

TIRANË– Një 34-vjeçar i identifikuar si Sajmir Brahimi është vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, Brahimi është prangosur në rrugën “Siri Kodra”. Ai ka qenë duke qarkulluar me armë zjarri të cilën e kishte futur çantën e krahut. Kontrolli fizik zbuloi gjithçka dhe 34-vjeçari u prangos.

Njoftimi i policisë Tiranë

Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sajmir brahimi sajmir brahimi arrestohet sajmir brahimi sajmir brahimi

Sondazh

Poll