Aktualitet

Shqipëria krah Ukrainës, Kim: E vlerësojmë! Rusia kërcënon rendin ndërkombëtar

5 Shkurt 2022, 15:13 Nga DOSJA
Shqipëria krah Ukrainës, Kim: E vlerësojmë! Rusia

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar pozicionimin e Shqipërisë krah Ukrainës, referuar përplasjes më të nxehtë të momentit. Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ta. Ambasadorja e SHBA-ve shton se agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ne, në çështjen e Ukrainës. Agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë,”- shkruan Kim ndër të tjera.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Rama tregoi pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe theksoi se e vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes tyre, sipas tij janë bisedimet.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll