Aktualitet

I zhdukur prej dhjetorit, gjendet i vdekur peshkatari nga Dibra

5 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
I zhdukur prej dhjetorit, gjendet i vdekur peshkatari nga Dibra

KUKËS– Tofik Xhika, 50 vjeç banues në fshatin Fushë-Alie në Dibër është gjetur i pajetë thuajse pesë javë pasi kishte humbur kontaktet me familjen e tij. Mësohet se trupi i peshkatarit Xhika u gjet sot në liqenin e Fierzës. Ai u konstatua nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar autoritetet që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Trupi po dërgohet në morg për tu ekzaminuar në mënyrë që të zbardhen dhe shkaqet që kanë çuar në mbytjen e 50-vjeçarit.

Si u zhduk peshkatari?

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjarët në Dibër të cilët kërkuan ndihmën e policisë. Pasditen e 27 dhjetorit, 50-vjeçari doli nga banesa e nis për peshkim, por nuk u kthye më. Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, për herë të fundit 50-vjeçari ishte parë në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi.

LEXO EDHE KËTË:

U mbyt në dhjetor, trupi i gjetur sot i përket peshkatarit Tofik Hoxha

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diber tofik xhika diber tofik xhika

Sondazh

Poll