Politike

A do vijnë për të monitoruar zgjedhjet e tetorit? Përgjigjet shefja e OSBE-ODIHR

1 Korrik 2019, 14:10 Nga DOSJA
A do vijnë për të monitoruar zgjedhjet e tetorit? Përgjigjet

TIRANË- Ambasadorja e e OSBE-ODIHR, Andrey Glover ka thënë se misioni që ajo drejton nuk e ka mbyllur ende punën. Ajo u shpreh se për 2 muaj do të publikohet raporti i plotë dhe më pas aty do të tregohhen të gjitha gjetjet.

Por në konfrencën për shtyp Glover u pyet nëse do të vijnë sërish në tetor kur të ketë zgjedhje pasi ësthë dekretuar një datë nga Presidenti. Ajo u shpreh se nuk ishte në dorën e saj nëse do vinte apo jo, pasi OSBE shkon për monitorim vetëm kur e thërasin. Dhe në këtë rast ajo u shpreh se do të kthehen sërish në Shqipëri vetëm nëse autoritet vendase do t-i ftojnë.

Por kur u pyet nëse këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme Glover tha: Siç e dini ne nuk e përdorim më frazën të lira dhe të ndershme. Sepse mund të ndodhë që të jenë të lira por jo të ndershme dhe anasjelltas. Por në raportin përfundimtar i identifikojmë dhe fushat që mendojmë se kanë nevojë për punë.

OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit  nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover parregullsite ne zgjedhje shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glover parregullsite ne zgjedhje shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll