Politike

OSBE kritika KQZ-së: Nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve

1 Korrik 2019, 13:18 Nga DOSJA
OSBE kritika KQZ-së: Nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve

TIRANË– Shefja e misionit të OSBE-ODIHR që ka monitoruar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019, ka dalë në një konferencë për mediat sot ku ka bërë publike gjetjet për zgjedhjet.

Audrey Glover u shpreh gjatë fjalës së saj se KQZ nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë, pasi s’ka qenë transparente.

“KQZ nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve të saj”, u shpreh Glover.

OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit  nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover parregullsite ne zgjedhje raporti i osbe zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glover parregullsite ne zgjedhje raporti i osbe zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll