Politike

OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Votuesit nuk kishin alternativa, kishin presione (VD)

1 Korrik 2019, 13:11 Nga DOSJA
OSBE publikon raportin për zgjedhjet: Votuesit nuk kishin alternativa,

TIRANË- Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover ka publikuar sot raportin e plotë të ODIHR-it ku tha se kanë vërejtur shumë gjera. Ajo u shpreh se  zgjedhësit nuk patën mundësi reale përt ë zgjedhur, por vetëm votuan.

“Zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur. Në31 bashki kandidatët ishin pa kundërshtar. Pati pretendime nga qytetarët se ishin në presion nga të gjitha palët. Përplasjet poltike cuan në pasiguri juridike”, tha Glover.

OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit  nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

(A.B & A.S/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover parregullsite ne zgjedhje shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glover parregullsite ne zgjedhje shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll