Politike

A ishin këto zgjedhje me standarde? Shefja e OSBE: Për dy muaj publikojmë rapotin përfundimtar

1 Korrik 2019, 13:29 Nga DOSJA
A ishin këto zgjedhje me standarde? Shefja e OSBE: Për dy muaj

TIRANË- Shefja e OSBE-ODIHR në konferencën e saj ku ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit është pyetur dhe për standradet e ktyre zgjedhjeve.

Në fjalën e saj Audrey Glover foli në lidhje me të gjithë procesin, por nuk dha një mednim përfundimtar nëse këto zgjedhje janë me standarde për këtë gjë.

Ajo tha se rezultati i plotë do të jetë pas 2 muajsh dhe aty do të dalim me raportin përfundimtar për standardet e këtyre zgjedhjeve.

A ishin këto zgjedhje me standarde për të cilët ju i monitoroni?

Për dy muaj do të dalë raporti përfundimtar ku do të jetë ky vlerësim.

OSBE- ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit  nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glover parregullsite ne zgjedhje zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glover parregullsite ne zgjedhje zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll