Politike

Shifrat kontradiktore, Klement Zguri: Të hetohet nga KQZ, qëndrojnë dy tregues

1 Korrik 2019, 12:01 Nga DOSJA
Shifrat kontradiktore, Klement Zguri: Të hetohet nga KQZ,

Tiranë- Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar ditën e sotme se të dhënat e publikuara ditën e dielë, nn në votimet e djeshme kanë qenë jo zyrtare po të marra me telefon nga komisionerët e QV-ve dhe KZAZ-ve.

“Të dhënat zyrtare janë në tabelat përmbledhëse. Në rast se tabelat janë kontradiktore janë 2 tregues, ose paaftësie ose parregullsie. Se çfarë ka ndodhur në këtë proces do të hetohet në vijim. Kërkohet bashkëpunimi i subjekteve zgjedhore që KQZ të vihet në lëvizje. Saktësia e shifrave është një çështje vendimtare për cilësinë e 30 qershorit, ndaj KQZ ti trajtojë me prioritet dhe të hapë hetim administrativ“, tha Zguri.

Hije të forta skandali në të dhënat për numërimin e votave të 30 qershorit. Siç shihet dhe nga krahasimet që po sjell Dosja.al, ka ndryshime mes votave që janë numëruar dhe ato që janë votuar. Krahasimet janë bërë mes dy shifrave zyrtare të KQZ-së, ato që janë dërguar mbrëmë në darkë dhe ato që rezultojnë sot në faqen zyrtare të këtij institucioni.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri zgjedhjet lokale klement zguri zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll