Politike

Zgjedhjet, Rama intervistë për Al Jazeera: Pres nga opozita të reflektojë, bëri katastrofë (VD)

1 Korrik 2019, 14:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet, Rama intervistë për Al Jazeera: Pres nga opozita të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Al Jazeera lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në prononcimin e tij, Rama është shprehur se pas zgjedhjeve pret nga opozita që të reflektojë lidhur me aksionet e saj.

“Politika duhet të bëjë punën e saj që të bashkojë kombin. Shpresoj që miqtë tanë opozitarë do të reflektojnë. Do të kuptojë që ajo që bëri ishte një katastrofë për veten e tyre.”

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama intervista opozita e bashkuar zgjedhjet lokale 2019 edi rama edi rama intervista opozita e bashkuar zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll