Politike

Rezultatet e votimeve përplasin politikën. Rama falenderon qytetarët, opozita akuza për manipulim

1 Korrik 2019, 12:06 Nga DOSJA
Rezultatet e votimeve përplasin politikën. Rama falenderon

TIRANË- Teksa po shkon drejt fundit procesi i numërimit të votave, Partia Socialiste duket se do jetë udhëheqëse në 61 bashkitë e vendit. Kandidatët e PS po shënojnë një fitore të thellë kundër Bindjes Demokratike, dhe për këtë Edi Rama ka falenderuar të gjithë. Në një postim në Facebook, Rama postoi sot një foto vetëm me mbishkrimin ‘faleminderit’.

Nga ana tjetër OSBE-OHDIR që kishte një grup vëzhguesit pothuaj në të gjithë vendin, pritet që të dalë në një konferencë për meidat, ku do të raportojë të gjithë ato që ka parë gjatë procesit të para, gjatë dhe pas votimit. Ende pa përfunduar të gjitha kutitë të numrëuara nga Partia Demorkatike kanë nisur akzuat se zgjedhjet janë manipuluar. Në një deklaratë për mediat Ivi Kaso tha se Rama ka mbushur kutitë duke shtuar votat. Por për këtë u përgjigj KQZ-së duke thënë se rezultatet deri tani janë paraprake.

Edhe Presidenti Ilir Meta nuk qëndroi indiferent dhe postoi një mesazh në rrjetet sociale ku tregoi dhe një video se si ishte votuar familjarisht. Ndërkohë që akuza pati dhe nga LSI, ku me një dekalratë të Kryemadhit u tha se dje u tentua që të instalohej diktatura e krimit dhe u shkel Kodi Zgjedhor. Por një reagim nuk ka ende nga opozita reale që mori pjesë në zgjedhje. Nga Bindja Demorkatike ende nuk ka ende një reagim zyrtar, nëse do të njohë zgjedhjet dhe kanë vërejtur pasakësi apo jo.

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama parregullsite ne zgjedhje shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama parregullsite ne zgjedhje shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll