Politike

Post-zgjedhje/ Basha 1 orë takim në seli me aleatët, çfarë po planifikon opozita

1 Korrik 2019, 14:07 Nga DOSJA
Post-zgjedhje/ Basha 1 orë takim në seli me aleatët,

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar për gati një orë takimin me me aleatët në selinë e Partisë Demokratike.

Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehu u mblodhën në zyrën e Bashës për të diskutuar lidhur me aksionin opozitar.

Pas takimit, aleatët kanë dalë një nga një nga selia, ndërsa vetëm disa prej tyre janë prononcuar për kamerat.

Kryemadhi tha se gjithçka kishte rënë pas votimeve që ajo i cilësoi si moniste. Ndërsa Fatmir Mediu dhe Mesila Doda janë shprehur se në ditët në vijim do të vendoset lidhur me aksionin opozitar të opozitës. 

Më herët Basha takoi edhe Berishën, por ende nuk ka detaje nga takimi mes tyre. Takimi vjen një ditë pas zgjedhjeve lokale, dhe deklaratës së OSBE ku u njoh 30 qershori si zgjedhjesh.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(Fg.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me aleatet fatmir mediu lulzim basha mesila doda monika kryemadhi basha takim me aleatet fatmir mediu lulzim basha mesila doda monika kryemadhi

Sondazh

Poll