Aktualitet

Me xhup ‘Moncler’! U arrestua 1 ditë më parë, noterja Rezarta Koçi lihet në burg

5 Shkurt 2022, 10:20 Nga DOSJA
Me xhup ‘Moncler’! U arrestua 1 ditë më parë, noterja

TIRANË– Noterja Rezarta Koçi u la ditën e sotme në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Tiranës. E veshur me xhup të markës së famshme luksoze ‘Moncler’ noterja e cila u arrestua një ditë më parë, doli përballë trupit gjykues për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj saj: mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Noterja të cilës i shpërthyen një sasi tritoli në mjetin e saj luksoz “Range Rover” më 6 nëntor të vitit 2021, u vu ditën e djeshme në pranga. Akuzat e ngritura ndaj saj janë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Gjatë hetimeve u zbulua se në vitin 2021, noterja ka shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Si iu vu tritoli Koçit?

Në makinën luksoze të llojit “Range Rover”, tip “Evoque” me targa ‘AA 199 YS’ në pronësi të noteres Rezarta Koçi, u vu dhe u shpërthye një sasie eksplozivi rreth orës 23:00 në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë, mbrëmjen e 6 nëntorit. Makina ishte parkuar në rrugën ‘Osman Myterizi’ poshtë një pallati në momentin që ka shpërthyer. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës dhe ka sjellë dëme materiale në atë zonë të mjetit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja, nuk është zbuluar ende nëse objektivi ka qenë pronarja e makinës, noterja Koçi apo personat që kanë lënë pakon, kanë dashur të përcjellin vetëm një ‘mesazh kërcënues’. Koçi nuk e mbante më statusin e noteres, pasi ishte përjashtuar përgjithmonë nga sistemi, pas një hetimi të nisur me urdhër të ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rezarta koci rezarta koci

Sondazh

Poll