Aktualitet

Dhunë në familje dhe konflike mes tyre, arrestohen 9 persona në Tiranë

5 Shkurt 2022, 11:51 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe konflike mes tyre, arrestohen 9 persona në

TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, ndërkohë që 5 të tjerë kanë përfunduar në burg pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Një tjetër është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërkohë që janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë për veprat penale kanosje dhe plagosje e lehtë me dashje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 9 shtetas, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin S. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. S., 49 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit M. Ç., 34 vjeç.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestim në flagrancë të shtetasve: – E. B., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi; – E. R., 39 vjeç, E. Gj., 59 vjeç, A. D., 40 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. P., 44 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin V. L., 55 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin L. I., 42 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit G. H., 25 vjeç dhe G. H., 20 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasit A. B., 45 vjeç dhe A. Ç., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona policia e tiranes arrestohen 9 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll