Aktualitet

‘U surprizuat nga vendimi për Tahirin?’Rama: E kam ditur mirë ç’kam bërë, s’komentoj

5 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
‘U surprizuat nga vendimi për Tahirin?’Rama: E kam ditur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me dënimin e ish-ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë konferencës për mediat, e cila kishte fokus mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, Rama tha se nuk do të komentojë asnjë vendim që Gjykata ka marrë. Kreu i qeverisë, pohoi se në kohën kur ka udhëhequr reformën në drejtësi, e ka ditur mirë se çfarë ishte duke bërë. Më tej, me tone të ulëta, Rama shtoi se edhe nëse kthehet pas 100 herë sërish do të bënte të njëjtat veprime siç ka bërë.

‘Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e Gjykatave, e kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur udhëhoqa reformën e drejtësisë, 100 herë të kthehesha pas 100 herë do të kisha bërë njësoj.’-tha Rama.

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

LAJMI KRYESOR: ‘Ukraina’, roli i Shqipërisë në OKB! Dënimi i Tahirit, Rama: E kam ditur ç’kam bërë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denimi i saimir tahirit edi rama rama per mediat 5 shkurt 2022 denimi i saimir tahirit edi rama rama per mediat 5 shkurt 2022

Sondazh

Poll