Aktualitet

Transferohet Tahiri! Drejtoria e Burgjeve vendos se në cilin burg do vuajë dënimin

5 Shkurt 2022, 09:57 Nga DOSJA
Transferohet Tahiri! Drejtoria e Burgjeve vendos se në cilin burg do

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do vendosë ditën e sotme për transferimin e Saimir Tahirit në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme apo jo, për të shlyer 3.4 vite burg. Pritet të merret vendimi nëse Tahiri nuk do të lëvizë nga burgu 313 ku u dërgua mbrëmjen e të premtes, apo do shkojë në një burg tjetër siç është 302-shi, apo burgu i Vaqarrit.

Sipas ligjit, një i dënuar duhet të qëndrojë në një burg që është afër vendbanimit të familjarëve të tyre që të kenë mundësi ta shikojnë. Sot ish-ministri do të ketë një takim me avokatin e tij mbrojtës Maks Haxhia, në orët në vijim.

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll