Aktualitet

Arrestimi i Tahirit ‘jehonë’ në Greqi, mediat: Tërmet!Dënohet për ‘dhuratat’ që mori

5 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA

GREQI– Mediat greke i kanë kushtuar një artikull arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. ‘Europost.gr’ e quan tërmet arrestimin e Tahirit mirëpo e veçanta është fotoja me të cilën ata kanë shoqëruar artikullin. Fotoja e Tahirit me dy aktorët e Portokallisë, Irgen Çela dhe Florjan Binajn është vendosur si ilustruesja për këtë artikull që ka në thelb tregimin e asaj që ndodhi në Shqipëri një ditë më parë…

Në artikull ata shkruajnë se gjykata e ka dënuar me tre vite burg e katër muaj burg, duke anuluar një vendim të mëparshëm, me të cilin ai lirohet me pezullim për çështjet e periudhës 2013-2017. Po ashtu, ata kanë shkëputur dhe mesazhin që Tahiri u dërgoi ndjekësve dhe qytetatëve shqiptarë në Facebook.

PJESË NGA SHKRIMI:

‘Vendimi i shkallës së parë u ankimua dhe ai u dënua edhe për ‘dhuratat’ që mori nga narkotrafikantët. Tashmë ai do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin, ndërsa kur u bë i ditur aktgjykimi, ai ka nxituar të shkruajë në një postim në Facebook se: “Më vjen keq që kështu kanë shkuar gjërat. Nuk e kam shkelur kurrë ligjin. Është thjesht e padrejtë”.’-

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll