Aktualitet

Vrasja e grekut/ Mediat: Autori ndodhet në Shqipëri, do lëshohet urdhër-arresti

5 Shkurt 2022, 09:17 Nga DOSJA
Vrasja e grekut/ Mediat: Autori ndodhet në Shqipëri, do lëshohet

GREQI– Mediat greke raportojnë se i dyshuari kryesor për vrasjen e grekut Alkis Kampanos është arratisur në Shqipëri. Sipas thestival.gr, 20-vjeçari me origjinë shqiptare ka kaluar kufirin greko-shqiptar me 3 shkurt. Policia e Sigurimit të Selanikut ka arritur ta identifikojë mesditën e djeshme. Kur kërkuan emrin e tij në bazën e të dhënave të EL.AS ata u befasuan kur zbuluan se ai kishte udhëtuar për në Shqipëri një natë më parë.

20-vjeçari është mik i ngushtë i 23-vjeçarit shqiptar i cili është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Selanikut për vrasjen e Alkis, ndërsa dyshohet se i përkasin të njëjtës shoqatë fansash. Mediat raportojnë se shqiptari i arratisur mori pjesë në sulmin e Kampanos. Po ashtu bëhet e ditur se në vitin 2019, shqiptari sulmoi dy tifozë të tjerë në të njëjtin vend ku u vra Alkis. Mësohet se do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

Si ndodhi ngjarja dhe arrestimi i 23-vjeçarit?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij. Ata janë tifozë të klubit të njohur helen AEK. 23-vjeçari goditi barbarisht me thikë 19-vjeçarin Kampanos. Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve të huliganëve të “Bicepsit të Veriut”. Në momentin e arrestimit thuhet se ai u përgjigjur oficerëve të policisë se nuk e ka idenë përse është arrestuar. Mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos shqiptari vret grekun alkis kampanos shqiptari vret grekun

Sondazh

Poll