Aktualitet

Tentativë vrasje në Korçë! Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

5 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA
Tentativë vrasje në Korçë! Arrestohet një person,

KORÇË– Dy vëllezër kishin bërë plan ekzekutimin e një personi në Korçë. Plani i tyre nuk funksionoi pasi një prej tyre u vu në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Policia informon se ngjarja ishte planifikuar të ndodhte mbrëmjen e kaluar. Dy vëllezërit me inicialet XH.H dhe B.H, në rrugën e fshatit Buçimas goditën me mjet prerës (thikë) në shpinë, personin me inicialet A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI i PLOTË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, të shtetasit B. H., 29 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Xh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, mbrëmjen e djeshme në rrugën e fshatit Buçimas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce tentative vrasje ne korce korce tentative vrasje ne korce

Sondazh

Poll