Aktualitet

Dënimi i Tahirit, Rama:E dija ç’po bëja me Reformën. Zhvillime te “Shtëpia e Liries”

5 Shkurt 2022, 07:13 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, Rama:E dija ç’po bëja me Reformën.

TIRANË‘E kam ditur ç’po bëja kur udhëhoqa reformën në Drejtësi’! Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke zgjedhur të mos komentojë vendimin e marrë nga Gjykata për dënimin e tij. Ditën e sotme, gjatë konferencës së përbashkët me ministren Olta Xhacka, Rama tha se e dinte shumë mirë atë që do të sillte Reforma në Drejtësi, kur kërkoi me ngulm që të ishte në udhëheqje të saj e se nuk pendohet për gjërat që janë bërë në të shkuarën. Kryeministri nuk preferoi që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe në lidhje me mesazhin e koduar që dha dje avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia, i cili tha se politikanët duhet të përgatiten për t’u veshur trashë.

Paralajmërim për zgjedhjet e 6 Marsit nga Rama. Në konferencë, ai tha se do të dëgjojmë çudira nga koalicioni i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së, duke e quajtur ‘Shtëpia e Lirijes’.

Konferenca për mediat nisi me deklaratën se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Rama tregoi pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe theksoi se e vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes tyre, sipas tij janë bisedimet.

Për sa i përket, letrës së Ambasdës Ruse e cila kërkonte angazhim që të respektojë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar, Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përballja me koalicionin në 6 Mars!Rama: Do çuditeni nga fronti i shtëpisë së Liries

‘U surprizuat nga vendimi për Tahirin?’Rama: E kam ditur mirë ç’kam bërë, s’komentoj

VD-Letra e Rusisë, Rama: Zhurmë në katundin e PD, qëndrimet i kemi të qarta

VD-Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama: Përballje elefantësh, duhet të bisedojnë

Javës tjetër shkon në SHBA, Rama tregon DETAJET: Kemi shumë angazhime…

Rama:SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëset e çështjes së Ukrainës në OKB

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri edi rama rama per mediat 5 shkurt 2022 denohet saimir tahiri edi rama rama per mediat 5 shkurt 2022

Sondazh

Poll