Aktualitet

Nga dje në burg/Me cigare dhe rroba, si e kaloi Saimir Tahiri natën e parë tek 313

5 Shkurt 2022, 07:45 Nga DOSJA
Nga dje në burg/Me cigare dhe rroba, si e kaloi Saimir Tahiri natën e

TIRANË– Saimir Tahiri e nisi mbrëmjen e djeshme vuajtjen e dënimit në qelitë e paraburgimit të ‘313’, disa orë pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre”. Burime për dosja.al bëjnë me dije se Tahiri ndodhet brenda godinës nr.2 të ‘313’-ës, ndërsa është në vëzhgim të rreptë. Në qeli, ish-ministrit i janë lejuar disa paketa me cigare dhe disa veshje.

Në një seancë maratonë, Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.

Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll