Aktualitet

Bënë namin duke vjedhur në lokale,arrestohet 1 person në Tiranë në kërkim 2 të tjerë

5 Shkurt 2022, 09:26 Nga DOSJA
Bënë namin duke vjedhur në lokale,arrestohet 1 person në

TIRANË- Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë për vjedhje në mënyrë të përsëritur. Mësohet se këta persona kanë vjedhur disa herë në lokalet e zonës së Kamzës. I arrestuar ka përfunduar 26-vjeçari me iniciale K.B, ndërkohë që në kërkim janë shpallur 21-vjeçari me iniciale A.B si dhe 30-vjeçari me iniciale E.S. Ata kanë vjedhur kryesisht disa televizora si dhe shuma parash në lokale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas. Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Sekuestrohen 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të ndryshme të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Përsëritësit” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasi: – K. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Valias. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Valias dhe E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht: * Më datë 10.01.2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.; * Më datë 01.02.2022, në rrugën “Berisha” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe; * Më datë 03.02.2022, në rrugën “Demokracia” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.; * Më datë 04.02.2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person policia e tiranes arrestohet 1 person policia e tiranes

Sondazh

Poll