Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: Skema e qeverisë, 61 lekë është kosto reale

5 Shkurt 2022, 08:50 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë skemën që sipas tyre tregon rritjen e taksave nga qeveria. Në skemë, thuhet se kosto reale është 61 lekë, të cilat vijnë nga tregjet ndërkombëtare. Sipas Tabakut, taksat e shndërrojnë e shndërrojnë në 199 lekë për litër.

POSTIMI:

Skema e taksave te rritura nga qeveria. Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër

Së fundmi, në vendin tonë ka pasur një rritje të çmimit të naftës, që po kap thuajse 200 lekë të reja, ndërsa sipas ekspertëve rritja e çmimeve të produkteve të shportës, kushton 5000 lekë më shumë për familjet shqiptare. Shifra këto që nuk kanë asnjë rimbursim nga shteti.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike rritja e cmimit te naftes partia demokratike rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll