Politike

FOTO-LAJM/ ‘Basha e vrau PD’, një ditë pas sulmit të ashpër, Topalli shend e verë me zëdhënësen e Berishës

1 Korrik 2019, 10:24 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ ‘Basha e vrau PD’, një ditë pas sulmit të

TIRANË- Një ditë pas sulmit frontal në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, njëherazi një nga kritiket më të forta të tij, pozon me zëdhënësen e Sali Berishës, Erla Mëhilli.

Topalli dhe Mhilli, shihen të dyja të veshura me të zeza, teksa buzëqeshin në një bar të një hoteli luksoz në kryeqytet.

Fotoja është hedhur në rrjetet sociale nga vetë Erla Mëhilli, e cila nuk ka dhënë më tej komente.

Dje, Topalli tha se Basha ishte një eksperiment i pamerituar që e nxorri në rrugë PD dhe nuk i dha asnjë rrugëdalje partisë por e fundosi dhe e ktheu në një kufomë politike.

Reagimi erdhi pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku PD nuk mori pjesë dhe PS u fut e vetme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erla mhilli jozefina topalli lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 erla mhilli jozefina topalli lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll