Politike

Një ditë pas zgjedhjeve, Sali Berisha shkon në selinë blu, takim me Bashën

1 Korrik 2019, 10:36 Nga DOSJA
Një ditë pas zgjedhjeve, Sali Berisha shkon në selinë blu,

TIRANË– Një ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim kokë me kokë me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Në fokus të takimit është vijimësia e aksionit opozitar pas përfundimit të procesit zgjedhor ku mori pjesë vetëm PS.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës.

Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që kreu i shtetit, Ilir Meta e quajti 30 qershorin, “ditë votimesh socialiste”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha takim basha-berisha lulzim basha sali berisha takim basha-berisha

Sondazh

Poll