Politike

Kush është kryebashkiaku i ri i Kavajës, lidhja e gjakut me Fatos Nanon

1 Korrik 2019, 11:08 Nga DOSJA
Kush është kryebashkiaku i ri i Kavajës, lidhja e gjakut me Fatos

Tiranë-Rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk kanë surpriza. Po thuajse në çdo Bashki fituese po del PS-ja. Duhet të themi se nuk ka pasur një garë të fortë pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ndër kandidatët fitues është edhe Redjan Krali, i cili u zgjodh kryetari i Bashkisë së Kavajës, pasi mori 7426 vota.

Kush është Redjan Krali?

Mësohet se Redjan Krali ka një lidhje të ngushtë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Babai i tij është kushëri i parë me Fatos Nanon, është djali i tezes së ish-kryeministrit shqiptar.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos nano redjan krali zgjedhjet lokale fatos nano redjan krali zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll