Politike

Rezultatet/ PD akuza KQZ-së: Ka shtuar mbi 100 mijë vota më shumë në kutitë e votimit me urdhër të Ramës

1 Korrik 2019, 10:24 Nga DOSJA
Rezultatet/ PD akuza KQZ-së: Ka shtuar mbi 100 mijë vota më

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se KQZ me urdhër të kryeminstri Edi Rama ka shtuar mbi 100 mijë vota më shumë në kutitë e votimit.

Gjatë reagimit të saj pas shpalljes së rezultateve, Vokshi shprehet se PD ka nisur një betejë, e cila nuk është një betejë vetëm e opozitës, por është një kauzë kombëtare, për zgjedhje të lira e të ndershme,

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

Në orët e fundit, kur nuk po i bënin numrat që i ishin raportuar Edi Ramës, KQZ ka shtuar mbi 100 mijë votues.; si mund të votohet në këto numra nga ora 6 deri në 7? Por edhe këto llogari nuk u bënë si duhet. Sepse Ramës për të treguar se s’ka firo nga 2017 do ti duheshin mbi 200 mijë votues të tjerë. Rama është humbësi i madh, i vetmi kryeministër në botë që është refuzuar nga 85 % e shqiptarëve. Ai është krejt në minorancë tashmë. Votimet e djeshme vërtetuan se PD bashkë me opozitën tashmë përbëjnë më shumë se 1 milion votues. Nëse zgjedhjet do mbaheshin nesër, opozita jo vetëm do ishte fituese, por një fituese me shumicë dërrmuese.

PD e ka të qartë qëndrimin e saj, qysh me vendimin e bojkotit të zgjedhjeve. Këto ishin referendum i PD dhe doli se socialistët braktisën Edi Ramën. Kujtoj se kemi një dekret presidenti që ka zhdekretuar datën 30 qershor dhe ka dekretuar 13 tetorin. Gjithsesi për PD është e parëndësishme data e zgjedhjeve lokale, pasi PD ka nisur një betejë e cila nuk është një betejë vetëm e opozitës, por është një kauzë kombëtare, për zgjedhje të lira e të ndershme, një kauzë të cilës i jemi përkushtuar e të vendosur për ta çuar deri në fund. Pa shkuar para drejtësisë ata që janë kapur në një krim elektoral në zgjedhjet e fundit, sikurse është vërtetuar, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Pra, PD do të vijojë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme.

Votimet e djeshme vërtetuan se Edi Rama vijon të përdorë të njëjtën skemë, skemën e shitblerjes, ka pasur video me zë e figurë për këtë punë, u provua se ka pasur votime të detyruara, pamë qendra votimi pa asnjë komisioner, pamë përdorimin e mjeteve shtetërore krejtësisht në shërbim të Edi Ramës. Pra parregullsitë e djeshme vetëm sa vërtetuan se qëndron në fuqi ajo strukturë kriminale elektorale që vepron prej Dibrës. Pa u shkatërruar kjo strukturë s’mund të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama kqz rezultatet e zgjedhjeve albana vokshi edi rama kqz rezultatet e zgjedhjeve

Sondazh

Poll