Politike

Raporti i ODIHR lë zgjedhjet pezull, Glover: Flasim për dy muaj, KQZ s’ishte transparente

1 Korrik 2019, 11:15 Nga DOSJA
Raporti i ODIHR lë zgjedhjet pezull, Glover: Flasim për dy muaj, KQZ

TIRANË- OSBE-ODIHR kishte parlajmëruar sot një konferëncë për mediat ku do të bënte publik raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Ishte shefja e këtij misioni Audrey Glover, e cila lexoi një pjesë të raportit dhe shtoi se rekomandimet përfundimtare do të publikohen pas dy muajsh.

Raporti pëfundimtar do të tregojë të gjitha shkeljet që u vërejtnën në këto zgjedhje, por sot Glover shuajti kureshtjen dhe tregoi disa prej tyre. Ajo tha se kishte parë që votuesve u ishte bërë presion nga të dyja palët. Po ashtu shtoi se në një pjesë të madhe të bashkive u votua për kandidatin dhe nuk kishte zgjedhje. Vëzhguesit thanë se këto zgjedhje u mbajtën nën një klimë të tensionuar politike dhe pasigurie juridike.

Glover tha se nuk mund të jepte një mednim për zgjedhjet nëse do i njihte apo jo, pasi për këtë gjë tha se i takon autoriteteve shqiptare. Ndër të tjera ajo tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte bashkëpunuar mirë me misionin e ODIHR, pasi nuk kishte pasur transparencë në vendimet që ajo merrte.

Në fund Glover tha se tashme nuk përdoret më shprehja zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe la të hapur rrugën se mund të ktheheshin sërish në tetor për të monitoruar zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audrey glove delegacioni i osbe parregullsite ne zgjedhje zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 audrey glove delegacioni i osbe parregullsite ne zgjedhje zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll