Aktualitet

Inceneratorët/Kim: Mirëpresim zgjatjen e komisionit, të shqyrtohen veprimet e duhura

4 Shkurt 2022, 11:54 Nga DOSJA
Inceneratorët/Kim: Mirëpresim zgjatjen e komisionit, të

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë për inceneratorët. Përmes një postimi të bërë në rrjetin social ‘Twitter’, Kim shkruan se forcimi i instrumenteve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë disa nga prioritetet e SHBA-së. Ndër të tjera, Kim thotë se SHBA mirëpret zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët si dhe u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përkatëse që të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura.

POSTIMI:

Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta korrupsioni janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër.

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. (1/2) https://t.co/o0tk6lTAvp

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 4, 2022

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni hetimor per inceneratoret yuri kim komisioni hetimor per inceneratoret yuri kim

Sondazh

Poll