Aktualitet

Presioni nga Rusia, Meta takon ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Jemi krah jush

4 Shkurt 2022, 11:20 Nga DOSJA
Presioni nga Rusia, Meta takon ambasadorin e Ukrainës në Tiranë:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Ashtu siç e paralajmëroi një natë më parë, Meta priti sot në Presidencë ambasadorin Shkurov, një ditë pasi Rusia lëshoi një ultimatum ndaj Shqipërisë e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Krah fotove me ambasadorin, Meta shkruan se ka konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës përballë kërcënimeve të Rusisë.

“Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.  Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj,”- shkruan Meta krah fotove.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe kërkon garanci se Kievi zyrtar nuk do të jetë kurrë pjesë e NATOS-s. Një ditë më parë përmes një letre me tone kërcënuese, Rusia kërkoi që të dinte pozicioninim dhe qëndrimin e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s përfshirë dhe Shqipërinë.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll