Aktualitet

VD-‘Nuk i ndahem Kukësit’/ Rama: Do sjell çunat e Londrës, udhëtimet nga 19 euro

4 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD-‘Nuk i ndahem Kukësit’/ Rama: Do sjell çunat e

KUKËS– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se udhëtimet nga aeroporti i Kukësit do të jenë me çmime të lira duke filluar nga 19 euro për destinacion. Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do ti ndahet Kukësit derisa djemtë e Londrës nga Kukësi të kenë fluturimet e tyre me tarifa simbolike.


Destinacioni tjetër i rëndësishëm është Anglia. Unë nuk do I ndahem Kukësit derisa djemtë e Londrës nga Kukësi të kenë fluturimet e tyre me tarifa krejtësisht simbolike. Në fund fjalët i merr era dhe punët e mira mbeten. Jam besimplotë që ky aeroport ka një të ardhme fantastike. Dua ta falenderoj drejtorin për gatishmërinë për ta parë Kukësin si mundësi. Në fillim ishte pak skeptik. Sot është një ditë e bukur me diell dhe dëborë. Jam i kënaqur që sot jemi për t’i dhënë një mundësi të re banorëve jo vetëm të Kukësit por të një treve të tërë që përfshin edhe pjesën matanë bjeshkëve duke hapur 4 destinacione. Austri, Gjermani dhe Zvicër. Janë tre vende me katër destinacione dy herë në javë. Çmimet janë 19 euro për secilin destinacion. Sot mund të shohim si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë reformave të bëra.‘- tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Fluturimet në Aeroportin e Kukësit!Rama: Do heqim taksën e kufirit, udhëtimet me 19€

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aeroporti i kukesit edi rama aeroporti i kukesit edi rama

Sondazh

Poll