Aktualitet

PD nxjerr videon: Një prej ndërtuesve te 5 Maji është trafikant droge, Rama mashtron

4 Shkurt 2022, 08:44 Nga DOSJA
PD nxjerr videon: Një prej ndërtuesve te 5 Maji është

TIRANË– Partia Demokratike e ka akuzuar si mashtrues kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndërtimet që janë parashikuar të bëhen në lagjen “5 M,aji”. Në një postim në Facebook, PD shkruan se një prej ndërtuesve në këtë lagje është narkotrafikant e se për këtë arsye kanë kallëzuar dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn. Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët Edi Rama është i korruptuar.Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”- shkruan PD në postim.

Banorët e lagjes 5 Maji zhvilluan një ditë më parë një protest përballë Kuvendit e selive diplomatike. Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama erion veliaj partia demokratike edi rama erion veliaj partia demokratike

Sondazh

Poll