Aktualitet

Përfshihet nga flakët mjeti ‘Polo’ në Elbasan, shpëton për mrekulli drejtuesi i saj

4 Shkurt 2022, 08:04 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët mjeti ‘Polo’ në Elbasan,

ELBASAN– Mjeti tip ‘Volkswagen Polo’ ka marrë flakë gjatë lëvizjes ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Për pasojë mjeti ka pësuar djegie mirëpo nuk ka lënë pas asnjë të lënduar. Policia informon se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, e se në mjet ishte vetëm drejtuesi i saj me inicialet XH.B. 58-vjeçari ka mundur të dalë nga mjeti në kohë duke mos pësuar lëndime. Policia dyshon se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik mirëpo grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Më datë 04.02.2022, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina në elbasan elbasan digjet makina në elbasan elbasan

Sondazh

Poll