Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 5 vite burg, arrestohet i riu në Burrel

4 Shkurt 2022, 08:16 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 5 vite burg, arrestohet i riu në Burrel

TIRANË– Erjul Menga, 28 vjeç, banues në Fushë Krujë është vënë në pranga nga Policia e Matit pasi rezulton se ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me pesë vite burg për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të vijimit të operacionit ‘Stojani” që është realizuar në verën e vitit 2020, kohë kur u prangosën edhe tre persona të tjerë. Menga u dënua në mungesë.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg. Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin gusht 2020 janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim. Në vijim të operacionit policor  të koduar “Stojani”, për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni,  mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e  tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E.M.,  28 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar  me 5 vjet burg,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”,i cili  në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët  kishin mbjellur bimë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erjul menga policia e matit policia e shtetit erjul menga policia e matit policia e shtetit

Sondazh

Poll