Aktualitet

Terrorizonin banorët me të shtëna armësh! Arrestohen adoleshentët në Durrës (DETAJE)

4 Shkurt 2022, 08:31 Nga DOSJA
Terrorizonin banorët me të shtëna armësh! Arrestohen

DURRËS– Tre adoleshentë terrorizonin qytetarët në Durrës duke shtënë me armë zjarri në ajër. Policia informon se janë arrestuar një 17 dhe 18-vjeçar, të dy banues në Sukth si dhe është proceduar një 16-vjeçar. Këta të rinj, qëllonin me armë në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë e banorëve të zonës.

Gjatë operacionit, forcat policore ndërhynë pasi njëri prej adoleshentëve, kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën qëllonin në ajër. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik. Të rinjtë do të akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sukthi”. Dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, falë ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm , kapen pa dëmtime dhe vihen në pranga dy adoleshentë. Procedohet penalisht edhe një 16-vjeçar që dispononte pistoletën sportive. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një shkop metalik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe ato operacionale të DVP Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Katund, Sukth, tre adoleshentë qëllonin me armë në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sukthi”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës, si dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar.

Gjatë operacionit, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar.

(a.b)/dosja

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres te shtena ne durres durres te shtena ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2022, 22:23

Merr flakë një banesë në Elbasan

ELBASAN– Një banesë është përfshirë në lagjen “5 maji” në Elbasan. Fatmirësisht nga flakët nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, pasi në banesë nuk ka pas...